Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

A keni dëgjuar për shefet e lumturisë!

A keni dëgjuar për shefet e lumturisë!

Valeria Di Silvestro, 34 vjeçe, punon si menaxhere e lumturisë, ose më saktë ajo është kryeshefja e lumturisë, në kompaninë Torino Across, e cila merret me marketingun, me mbi 100 punonjës dhe një moshë mesatare 30 vjeç.

A keni dëgjuar për shefet e lumturisë!

Ata revolucionarizojnë cilësinë e jetës në kompani. Si e bëjnë këtë? Duke ofruar kafe, fruta dhe briosh falas në zyrë, lojra futbolli për t'u relaksuar dhe më pas për të gjetur përqëndrim, birra sëbashku të premten në mbrëmje dhe plot aktivitete socializuese si këto. E më pas e shoqëruar nga zyra plot ngjyra dhe dritë, foto të varura në mure, lojëra dhe plot evenimente të tjera që i bëjnë punonjësit bashkë.

"Unë jam 34 vjeç dhe jam Shefe e Lumturisë, menaxhere e lumturisë. Çfarë do të thotë kjo? Gjithçka fllon nga supozimi se puna e dikujt mund të kryhet duke u fokusuar në konceptin e kërkimit të lumturisë. Të kuptuarit e kësaj ndihmon një punonjës të ndihet mirë në punën e tij dhe të punojë në mënyrë efiçente", shprehet ajo./M.K/dritare.net