Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

A ia vlen të shpenzoni më shumë se dy paga për një unazë fejese/martese! Ja çfarë thotë sondazhi!

A ia vlen të shpenzoni më shumë se dy paga për një

Çdo ditë shohim propozime për martesë nga më të çuditshmet në botë. Por ndodhemi zyrtarisht në një nga periudhat më të njohura të vitit ku partnerët surprizojnë partneret e tyre duke i dhuruar unazë fejese apo martese, sipas Bridebook, një aplikacion popullor për planifikimin e dasmave. Më shumë se 100,000 fejesa ndodhin gjatë kësaj periudhe festive.

Por si pasojë e rritjes së inflacionit, shumë qytetarë kanë filluar të shpenzojnë më pak për të blerë këtë dhuratë simbolike dhe kanë filluar të pyesin, çfarë ndodh me unazën nëse ndahen nga partneret/partnerët?!

Kur bëhet fjalë për buxhetin që duhet të shpenzosh për të blerë një unazë, qytetarët e krahasojnë atë, me rrogat e dy muajve. Sigurisht, për një numër të madh qytetarësh, ky shpenzim është i papërballueshëm por ka dhe të tjerë, që mund të përballojnë të paguajnë më shumë. Meghan, Dukesha e Sussex, mban një unazë fejese, me tre diamante, duke përfshirë disa nga koleksioni i Princeshës Diana. Vlerësohet se kjo unazë i ka kushtuar Princit Harry midis 150,000 dhe 300,000 £, por sot mund të vlerësohet shumë më tepër.

Një sondazh i Sky News zbuloi se shumë qytetarë do të shpenzonin midis 1,000 dhe 5,000 £ për një unazë.

Vetëm 306 thanë se mendonin se unazat ishin të panevojshme, më pak se 507 që thanë se do të shpenzonin më shumë se 5000 £ për një unazë.

Ja si janë përgjigjur ata:

“Dy muaj? Është e pakuptimtë”;

"Një muaj, dy muaj, tre muaj, është një marrëzi relative. Asnjëherë nuk duhet të futeni në borxhe për një unazë fejese. Sepse një unazë fejese, sado e bukur që është, nuk do të paguajë qiranë e shtëpisë, nuk do të paguajë faturën tuaj të energjisë elektrike”;

Çfarë ndodh nëse ndaheni?

Ashtu si Molly Mae dhe Tommy Fury, jo çdo fejesë përfundon përgjithmonë e lumtur. Fejesa e tretë e Paris Hilton me aktorin Chris Zylka u shënua me një unazë diamanti 20 karatësh që thuhet se vlen 2 milionë dollarë. Pasi u ndanë, trashëgimtarja nuk pranoi ta kthente. Një unazë shumë e shtrenjtë e gjeti veten në qendër të një beteje gjyqësore që shkoi deri në Gjykatën e Lartë të Massachusetts. Dyshja u fejuan për pak kohë në vitin 2017.Sipas dokumenteve të gjykatës, Johnson e bleu unazën e fejesës nga Tiffany's në Boston, duke paguar më shumë se 70,000 dollarë. Menjëherë pasi dyshja u fejuan, lidhja mori fund.

Megjithatë, në Mbretërinë e Bashkuar, unaza zakonisht klasifikohet si një dhuratë absolute.

Ligji i Reformës së Ligjit 1970 thotë se:

"Dhurata e një unaze fejese do të supozohet të jetë një dhuratë absolute; ky supozim mund të hidhet poshtë duke provuar se unaza është dhënë me kushtin, që ajo duhet të kthehet nëse martesa ka marrë fund pa ndonjë arsye të fortë."

55% e të anketuarve thanë se unza duhet të kthehet./M.K-dritare.net