Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

6 fakte që nuk i dinit mbi ciklin tuaj menstrual!

6 fakte që nuk i dinit mbi ciklin tuaj menstrual!

Është tashmë një fakt i njohur që gjatë periodave të tyre, gratë mund të mbeten shtatzënë por ka shumë gjëra të tjera për të mësuar rreth trupit. Cikli menstrual është një proces kompleks që rregullon trupin femëror dhe nuk ka dyshim se ai ndikon në mënyrë dramatike në jetën e grave.

Ja disa fakte që ndoshta gjinekologu juaj nuk jua ka thënë lidhur me periodat:

Hipokampusi rritet në madhësi!

Studimi tregoi se kur nivelet e estrogjenit rriten, hipokampusi rritet në madhësi. Këto ndryshime të trurit në fakt ndikojnë në sjelljen e grave. Studiuesit arritën në përfundimin se nëse gratë gjatë ciklit të tyre janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndryshimeve në sjelljen e tyre, mund të jetë një kohë e mirë për të luftuar ndryshimet e humorit.

Hormonet ndikojnë në trupin tuaj!

Hormonet luajnë një rol të madh në trupin tuaj. Në javën e parë, mund të ndjeni disa probleme përpara se të fillojnë menstruacionet. Pastaj nivelet tuaja të estrogjenit fillojnë të rriten dhe ju filloni të ndiheni më mirë. Në javën e dytë, ju ndiheni më mirë dhe nivelet e testosteronit rriten për një kohë të shkurtër. Mund të ndiheni sikur dëshironi të kaloni një kohë më intime me partnerin tuaj. Në javën e tretë, niveli i estrogjenit tuaj ulet në mënyrë dramatike dhe progesteroni rritet. Mund të ndjeni luhatje humori dhe të vuani nga dëshpërimi.

Në javën e katërt, estrogjeni dhe progesteroni ulen dhe disa gra fillojnë të vuajnë nga sindroma pre-menstruale.

Dhimbjet menstruale mund të ndryshojnë strukturën e trurit të grave!

Studiuesit thonë se dhimbjet menstruale prekin nga 20% deri në 90% të vajzave adoleshente. Mund të zgjasë deri në 72 orë. Një studim tjetër tregoi se gratë që raportuan dhimbje menstruale treguan ulje të vëllimit në disa pjesë të trurit që përfshijnë nivelin e lartë ndijor dhe rregullimin endokrin. Nëse ndiheni sikur keni filluar të performoni keq në punë, ndoshta dhimbjet menstruale janë arsyeja për këtë.

Dhimbjet menstruale!

Ndonjëherë mund të ndjeni ngërçe në shumë pjesë të trupit, si këmbët. Pjesa e legenit është e përbërë nga një rrjet nervash dhe kur shfaqet dhimbja, ajo prek gjithashtu këmbët, pjesën e poshtme të shpinës dhe të pasmet tuaja.

Për më tepër, humbja e mineraleve thelbësore gjatë një periudhe (si hekuri, magnezi dhe kaliumi) e varfëron trupin dhe muskujt përgjigjen me spazma ose ngërçe.

Cikli juaj ndikon në zërin tuaj!

Ky nuk është një lajm i mirë për këngëtarët, por një studim tregoi se gjatë menstruacioneve mund të përjetoni sindromën vokale premenstruale, që do të thotë humbje e fuqisë vokale dhe zvogëlim i aftësisë për të kënduar. Kordat vokale të thata mund ta bëjnë edhe më të vështirë kontrollin e vibratos.

Menstruacionet përkeqësohen kur është ftohtë!

Sipas mjekëve, gratë ankohen se periodat e tyre përkeqësohen në dimër. Moti i ftohtë gjithashtu mund të ndikojë në gjatësinë e ciklit. Në verë, cikli është më i shkurtër për 0,9 ditë./M.K-dritare.net