Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

4 mënyra të thjeshta, si të gjeni pasionin tuaj

4 mënyra të thjeshta, si të gjeni pasionin tuaj

Ekspertët e karrierës debatojnë për nevojën e pasionit në rrugëtimin profesional. Por pyetja është; Si të gjejmë pasioni?

Nëse dëshironi të arrini larg, duhet të jesh i pasionuar, por fillimisht duhet të zbulosh pasionin, pasi është një komponent kritik i mirëqenies psikologjike, arritjes së qëllimit dhe udhëheqjes efektive.

Dritare.net do ju ndihmojë si të gjeni pasioni tuaj, me disa pyetje dhe konstatime.

1. Çfarë ju interesonte kur ishit më të rinj

Manon DeFelice, themeluesi i Ink Well (agjenci rekrutimi), i pyeste gjithmonë klientët e tij se cila kishte qenë teza e shkollës së lartë, për të cilën kishin punuar. Përgjigja e saj është dhe përgjigje e asaj që ju dëshironi dhe keni pasion të bëni.

2. Çfarë kauzash ju shqetësojnë

Chris Dorsey, i profilizuar në juridik, ishte i pasionuar pas mjedisit që kur ishte në moshë të re. Ai përdori entuziazmin e tij për të krijuar një kompani të madhe të prodhimit televiziv, me qëllim mbështetjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Ky është një shembull, që tregon si të gjeni pasionin tuaj.

3. Bëni diçka të frikshme.

Ndiheni të pamotivuar dhe të pasigurt, ndërmerrni një hap rrezikues dhe trembeni frikën që keni brenda vetes. Bashkohuni me një ekip sportiv, nëse ndiheni të paaftë. Nëse keni frikë të flisni në publik, merrni kurse të posaçme. Bëni atë që keni frikë të bëni dhe do gjeni çfarë dëshironi vërtet në jetë.

4. Pasioni nuk gjendet me para

Nëse mendoni se do të gjeni pasionin duke bërë para, po bëni shumë gabim. Pasioni gjendet duke e kërkuar nga vetja juaj, me zell dhe aktivitet./E.B-dritare.net