
30 gjëra që mund të bëni sot dhe çdo ditë në karantinë!
Dritare.net
Kush do të mendonte se distancimi shoqëror do të ishte norma për vitin 2020. Një mënyrë e re jetese, që për disa rezulton të jetë edhe e vështirë. Për disa që punojnë nga shtëpia, dita është më e organizuar. Megjithatë çdo kush kur zgjohet mendon: Çfarë të bëj sot? Epo më poshtë keni një listë me ide, se si ta përdorim siç duhet këtë kohë. Që të mos thoni kur të dalim nga e gjithë kjo, sikur të rikthehesha edhe një herë, shfrytëzojeni këtë kohë për të qenë produktiv. E gjitha dita në krevat, nuk është aspak një ide e mirë. Le të fillojmë:
1. Shikoni agimin dhe perëndimin e diellit.
2. Shikoni albumet e vjetra me foto. Ose krijoni një album të ri fotografik.
3. Dëgjoni disa nga këngët tuaja të preferuara nga shkolla e mesme.
4. Filloni një ditar.
5. Krijoni një blog. Nuk ka kohë më të mirë se tani! Është shumë më lehtë sesa mendoni. Por më parë lexoni se si të krijoni një blog.
6. Bëni një koktej.
7. Rregulloni dollapin tuaj.
8. Pastroni të gjitha produktet e make-up-it.
9. Mbillni lule.
10. Shikoni filma.
11. Ngjyrosni, një bluzë, apo rikrijojeni atë sipas dëshirave tuaja.
12. Merrni në telefon miqtë e vjetër, apo familjarët që keni kohë që nuk keni biseduar.
13. Shkruani shumë, poezi, libër, hidhni në letër emocionet dhe idetë që keni.
14. Bëni plane. Gjërat do të rregullohen shumë shpejt.
15. Kërceni, do ju bëjë të ndjeheni mirë.
16. Gatuani
17. Lexoni një libër të ri
18. Filloni të bëni një plan, se si të kurseni para në të ardhmen.
19. Stërvituni
20. Mësoni një gjuhë të re
21. Mund të lyeni dhomën dhe të ndryshoni vendin e mobilieve
22. Piknik në oborr, është një ide e mirë në ditë me diell
23. Dëgjoni Podcast. Në Dritare.net çdo natë në 22:00.
24. Shikoni një dokumentar.
25. Bëni pazar në internet
26. Luani me letra
27. Mësoni si të thurni me grep
28. Bëni teste të ndryshme në internet
29. Bëni maska për flokët dhe fytyrën
30. Bëni një listë me qëllimet që doni të realizoni sapo të dilni nga karantina
Qëndroni pozitivë, së shpejti gjithçka do të marrë fund./L.F-dritare.net

















