
3 përbërësit sekretë që ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë!
Dritare.net
Jeta sa vjen e bëhet më ritmike dhe shpesh e gjejmë veten të lodhur apo edhe në një gjendje ankthi, çka na ndikon edhe cilësinë e gjumit që ne bëjmë.
Por ka nje recetë shumë të thjeshtë, me vetëm tre përbërës, se si mund të përmirësojmë gjumin e njëkohësisht cilësinë e jetës tonë.
Për këtë “spray gjumi” ju duhet vetëm ujë, vajra esencialë dhe vodka.
Spray-et e zakonshëm me të cilët na pëlqen të spërkasim shtëpinë apo edhe jastëkët, shpesh kanë vetëm aromë të këndshme, ndërsa disa të tjerë të bëjnë me dhimbje koke. Suksesi i këtij spray varet nga hedhja në sasi të duhur e vajit. (vaji cilësor i livandës është vërtetuar se ul presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës). Do t'ju duhet gjithashtu një shishe me spërkatje 100 ml dhe një gyp i vogël. Përdorni hinkën për të mbushur shishen përgjysmë me vodka pa shije, në mënyrë që formula të thahet kur të spërkatet dhe të mos lërë njolla. Më pas, shtoni 10 pika vaj esencial livando ose vaj kamomil (disa studime thonë se gjithashtu ndihmon në nxitjen e gjumit). Më pas e mbushni shishen me ujë të filtruar dhe tundeni.
Spërkateni në mbrëmje dhomën e gjumit me spray-n që krijuat. Do të shikoni se pasi të jetë kthyer në rutinë do të bëni një gjumë më të qetë dhe do të ndiheni më të çlodhur. Mund ta spërkasni ambientin sa herë ndiheni të lodhur dhe pa energji./The Guardian/M.K/dritare.net

















