
10 sekrete si të kujdeseni për lëkurën nga gratë indiane që nuk njohin moshë!
Dritare.net
Në Indi ka më shumë se 19,500 gjuhë amtare. Kjo do të thotë që çdo përbërës në kuzhinë ka disa emra. Shumë prej tyre mund të kthehen në një produkt për fytyrën. Përbërësit që shumica prej nesh përdorin për të gatuar, gratë indiane gjithashtu i përdorin për t'u dukur më të reja. Edhe nëse i thërrasin me emra të ndryshëm.
Më poshtë ju sjellim sekretet e grave më të bukura nga India.
1. Për më shumë shkëlqim, provoni pak shafran i Indisë!
Aishwarya Rai Bachchan, Miss World 1994 duket mahnitëse në moshën 50-vjeçare. Sekreti për lëkurën e saj plot shkëlqim është aplikimi rregullisht i një kremi të bërë nga mielli i qiqrave, kremi i qumështit dhe një majë luge shafran Indie. Kurkumina që ndodhet në shafran mund të ndihmojë në rigjenerimin e lëkurës dhe rritjen e kolagjenit. Ka veti antiinflamatore dhe antioksiduese që parandalojnë plakjen. Vetëm mos harroni mos përdorni shumë shafran pasi mund të lërë lëkurën të zbehtë.
2. Mjalti shëron lëkurën dhe heq zbehjen!
Padma Lakshmi është 53 vjeçe dhe nuk tregon fare për aq. Sipas kësaj modeleje, autoreje dhe prezantueseje, sekreti për lëkurën e saj të patëmetë është mjalti. Këshilla e saj është të aplikoni mjaltë në fytyrën dhe qafën e pastër, duke shmangur zonën e ndjeshme të syve. Ajo pastaj rekomandon ta masazhoni lëkurën sikur po luani në piano dhe ta shpëlani.
3. Pluhuri i drurit të sandalit mund të ndalojë rritjen e qelizave të padëshiruara!
Kareena Kapoor Khan është aktore e njohur indiane. Është 43 vjeçe dhe ka lëkurën e një 20-vjeçareje. Ajo ia atribuon jogës rikthimin e saj në formë pas shtatzënisë. Ajo është adhuruese e kujdesit të lëkurës në shtëpi. Maska e saj e preferuar është dy lugë pluhur druri sandali, dy pika vaj vitamine E dhe pak shafran Indie. Në rast se doni më shumë hidratim, mund të përzieni pluhurin e drurit të sandalit me mjaltë. Por nëse keni nevojë për një maskë për lëkurën e vajosur, përzieni pluhurin e drurit të sandalit me ujë trëndafili dhe pak shafran. Aplikoni ndonjë nga këto maska, prisni që ajo të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
4. Vaji i kokosit është një hidratues i shkëlqyer!
Freida Pinto kaloi nga një modele Bollywood-i në aktore Hollivud-i shumë shpejt. Tani është 39 vjeçe, lëkura e saj duket se po përmirësohet me moshën. Freida beson se çelësi i lëkurës perfekte është hidratimi dhe se nevojat për hidratim ndryshojnë me motin. Pra, në ditët e thata, përdorimi i vajit të kokosit një natë më parë e bën lëkurën e saj të ndihet e lagësht, informon dritare.net
5. Jepini shkëlqim lëkurës me kos!
Miss World 2000, Priyanka Chopra Jonas, ka një pamje të përsosur. Është 42 vjeçe dhe duket mahnitëse. Sekreti i saj për lëkurën është besim i patundur te maskat e pastrimit të bëra në shtëpi, të quajtura ubtans. Këto eksfolojnë lëkurën dhe heqin qimet e imta në fytyrë dhe qafë. Ajo përzien një filxhan miell gruri me një majë luge shafran, disa pika lëng limoni dhe ujë trëndafili me kos, mjaftueshëm sa për të krijuar një krem. Ajo e aplikon atë në lëkurë dhe e lë të thahet para se ta fshijë për të zbuluar lëkurën plot shkëlqim dhe të eksfoluar.
6. Kafeja mund të luftojë celulitin!
Një tjetër bukuri indiane është Malaika Arora e njohur për trupin e saj perfekt dhe lëkurën pa pikë rrudhe dhe celuliti edhe pse është 50 vjeçe. Ajo ia atribuon bukurinë e saj praktikimit të jogës, por gjithashtu ka një truk të fshehtë bukurie. Ajo e pastron trupin me kafe. Përzien llumin e kafesë, sheqerin kaf dhe pak vaj kokosi dhe e aplikon në lëkurë.
7. Aloe vera mund të shërojë lëkurën!
Në vitin 2000 kur Priyanka Chopra mori kurorën e Miss World, Lara Dutta u bë Miss Universe. Tani ajo është 46 vjeçe dhe ka linjën e saj të bukurisë dhe lëkurën shkëlqyese. Sekretet e saj të bukurisë përfshijnë rreze dielli mjaftueshëm në mëngjes për të marrë dozën e duhur të vitaminës D. Në rast se lëkura e saj thahet, ajo përdor gjethe aloe vera dhe me xhelin e saj masazhon lëkurën.
8. Mund ta mbani plakjen larg me banane!
Anushka Sharma është modele dhe aktore 36-vjeçare nga India, e njohur për lëkurën e saj plot shkëlqim. Këshilla e saj është të shtypni një banane dhe ta përdorni për të masazhuar lëkurën. Ju mund të bëni dush menjëherë ose ta lini atë për disa minuta për rezultate më të mira. Në rast se nuk keni banane mund të përdorni papaja ose mango.
9. Përmirësoni tonin e lëkurës me Fuller’s Earth!
Pastaj është Alia Bhatt, një yll që çdo ditë shkëlqen më shumë në industrinë e filmit indian e cila është 31 vjeçe. Ajo beson në kujdesin për lëkurën dhe arma e saj është Multani mitti. Përkthehet fjalë për fjalë si balta e Multanit, por e njohur si Toka e Fuller. Është një përbërje e pasur me minerale që mund të heqë tonin e errët dhe vajin nga lëkura juaj, e hidraton dhe e rigjeneron. Në rast se Fuller’s Earth nuk është i disponueshëm, balta Bentonite është një zëvendësues i mirë.
10. Mielli i qiqrave ju bën me lëkurë plot shkëlqim!
Sushmita Sen u kurorëzua Miss Universe në 1994-ën kur ishte vetëm 18 vjeçe. Tani është 48 vjeçe dhe ajo ende shkëlqen. Rininë e saj ia atribuon maskave që bën në shtëpi duke përzien besan (miell qiqrash) me malai (krem qumështi). Kjo krijon një krem të trashë me të cilën mund të pastroni lëkurën tuaj. Për përfitime të tjera, lëreni si maskë për 5-10 minuta para se të laheni./K.C/dritare.net

















