
Koronavirusi na ka izoluar të gjithëve në shtëpi, por ata që kanë presionin më të madh janë prindërit. Pyetja më e shpeshtë që i bëjnë vetes është si t'i argëtojnë fëmijët që të mos mërziten. Nëse fëmija juaj ka filluar të tregojë shenja mërzitjeje, dritare.net ju ka sjellë më poshtë një listë të gjeërave që mund të bëni me ta për t’i mbajtur të argëtuar.
1. Gatuani
Kjo është koha më e mirë për të mësuar fëmijët sesi të gatuajnë. Filloni me cupcake-s ose eksperimentoni receta të ndryshme. Ju e dini që fëmijët vdesin të ndërhyjnë në gatim, prandaj nisni që sot.
2. Ngjyrosni
Keni fletore që ngjyrosen dhe ngjyra? Nëse po, nisni direkt nga puna. Jemi të sigurt se në fund, koha do të ketë kaluar dhe fëmija juaj do të jetë argëtuar.
3. Puzzle
Tregonini fëmijës tuaj botën duke bashkuar copëza të figurës bashkë. Jo vetëm do të argëtohen por puzzle-t do ta mbajnë trurin e tyre të zënë.
4. Shkarkoni Disney +
Nëse nuk dëshironi që fëmija juaj të qëndrojë për orë të tëra para ekranit të televizorit, shkarkoni shërbimin streaming Disney +, i cili ka qindra filma dhe shfaqje që mund t’i zgjidhni.
5. Lexojuni libra
Një libër i bukur do t’i mbajë ata të argëtuar për një kohë dhe është një mënyrë e shkëlqyer për të inkurajuar të mësuarit individual.
6. Punoni në kopësht
Kopshtaria është diçka që fëmijët e vegjël pëlqejnë të përfshihen. Merrni mjetet e punës dhe filloni të mbillni perimet sepse ka ardhur koha e tyre.
7. Mbajini në kontakt me familjarët
Tani është koha e përsosur që fëmijët të flasin në FaceTime me gjyshërit. Ata gjithashtu mund të bisedojnë me miqtë e tyre, për sa kohë dhe prindërit e tyre janë në një mendje.
8. Zbuloni anën e tyre artistike
Çdo fëmijë ka një talent të fshehur. A nuk ëshë kjo koha e duhur për ta zbuluar?!
9. Qëndroni aktivë
Është e rëndësishme të qëndroni aktivë gjatë kësaj kohe. Bëni shumë gjëra që ju mbajnë të argëtuar dhe me energji, si lojëra të ndryshme, aktivitete fizike etj. Mos i lini fëmijët gjithë ditën në ekranet e tableteve të tyre.
10. Mësojuni fëmijëve aftësi të reja
Kjo ka të bëjë me mësimin e një gjuhe të re, me mësimin e aftësive bazike në gatim, apo gjëra të tjera. Tani është koha e përsosur për t'i bërë ato./E.B-dritare.net

















