Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

10 këshilla të zgjuara që do jua bëjnë jetën më të lehtë!

10 këshilla të zgjuara që do jua bëjnë jetën

Ndonjëherë, gjërat e vogla si mesazhet ‘spam’, valixhet e humbura apo një sëmundje mund ta shndërrojnë ditën tonë në një katastrofë. Rutina në të cilën jetojmë mund të jetë e bezdisshme dhe pak e vështirë. Për fat të mirë, ka disa mënyra që mund ta bëjnë jetën tonë shumë më të lehtë.

Ja disa këshilla të dobishme që mund t’i aplikoni gjatë ditës për ta bërë atë më pak stresuese dhe të bezdisshme.

1. Vendosni tapa veshi nëse ju zë makina.

‘Më zë makina’ ne gjuhën popullore do të thotë se vuani nga sëmundja e lëvizjes. Sëmundja e lëvizjes është reagimi i trurit kur merr mesazhe që kundërshtojnë njëri-tjetrin nga receptorët tanë ndijorë, si sytë, veshi i brendshëm dhe muskujt. Për shembull, gjatë ngasjes së një makine, sytë dhe veshi ynë i brendshëm i dërgojnë trurit tonë mesazhe që po lëvizim, por muskujt tanë janë të relaksuar; kështu, truri ynë është i hutuar dhe reagon me simptomat e sëmundjes së lëvizjes.

Ekzistojnë këshilla të ndryshme për të cilat ndoshta keni dëgjuar tashmë për të shmangur sëmundjen e lëvizjes, si të përtypurit e një çamçakëzi. Megjithatë, ekziston një truk jo dhe aq i njohur, por prapë i dobishëm. Vendosja e një tape veshi mund të ndihmojë që të mashtroni trurin dhe ta bëni atë të injorojë sinjalet e veshit të brendshëm. Nëse jeni djathtas në makinë, vendoseni tapën në veshin tuaj të majtë dhe anasjelltas.

2. Kur udhëtoni me dikë tjetër, vendosini disa nga rrobat tuaja në bagazhet e partnerit tuaj të udhëtimit.

10 këshilla të zgjuara që do jua bëjnë jetën

Gati 25 milion çanta humbasin çdo vit. Për të shmangur telashet vendosini disa nga rrobat tuaja në çantat e partnerit tuaj të udhëtimit dhe disa nga rrobat e tyre në tuajat. Nëse njëra nga çantat humbet, do të keni akoma diçka që të vishni.

3. Nëse dëshironi të shihni yjet, planifikojeni udhëtimin tuaj gjatë fazës së Hënës së re.

10 këshilla të zgjuara që do jua bëjnë jetën

Nëse shihni qiellin natën, do të vini re se shkëlqimi i Hënës ndonjëherë e bën të vështirë të shohësh yjet. Kjo ndodh sepse Hëna reflekton dritën e Diellit. Kur është faza e Hënës së re, ajo mezi duket dhe secili yll mund të identifikohet lehtësisht. Kështu që kur të ikni herën tjetër për kamping, nisuni me Hënë të re.

4. Përdorni shirit ngjitës për të parandaluar flluskat tek këmbët.

10 këshilla të zgjuara që do jua bëjnë jetën

Nëse ju pëlqen të vishni taka të larta, e dini se sa e bezdisshme është kur këpucët e reja ju shkaktojnë flluska. Hulumtimet tregojnë se mund t’i shmangni ato nëse vendosni pak shirit ngjitës në këpucën tuaj rreth pjesës që prek thembrën. Do të zvogëlojë fërkimet dhe do të parandalojë flluskat.

5. Nëse doni të hiqni erën e hudhrës nga duart tuaja, fërkoni rubinetin e kuzhinës.

10 këshilla të zgjuara që do jua bëjnë jetën

Nëse ju pëlqen gatimi, ju me siguri e dini se sa e vështirë është të hiqni erën e hudhrës, qepës ose peshkut nga duart tuaja ,ndonjëherë as sapuni nuk ju ndihmon dot. Zgjidhja është pikërisht nën hundën tuaj. Për të hequr aromat e pakëndshme, fërkojini duart tuaja në çelik. Për fat të mirë, rubineti juaj i kuzhinës është bërë prej çeliku inoks. Thjesht lani duart në ujë të ftohtë dhe fërkojini me rubinetin.

6. Përdorni një gotë qeramike për të mprehur thikat tuaja.

10 këshilla të zgjuara që do jua bëjnë jetën

Pothuajse çdo gotë qeramike e ka bazën e pjesës së poshtme të papërpunuar. Thjesht kthejeni gotën me kokë poshtë, mbajeni tehun në një kënd prej 45 gradësh dhe lëvizeni. Përsëriteni procesin 5-10 herë nga të dyja anët.

7. Si të shmangni mesazhet spam pa fund.

10 këshilla të zgjuara që do jua bëjnë jetën

Statistikat thonë se 45% e të gjitha email-eve të dërguara janë të padëshiruara. Ju ndoshta e dini se sa e bezdisshme është të merrni dhjetëra reklama të panevojshme dhe është pothuajse e pamundur të zbuloni se si reklamuesit morën adresën tuaj të emailit. Për të zbuluar se cilat faqe në internet vjedhin informacionet tuaja, thjesht vendosni titullin e faqes si emrin tuaj gjatë regjistrimit tek faqja. Pasi të merrni email-et spam të bezdisshme, do të dini se në cilën faqe të dërgoni me email një ankesë.

8. Vendosini më përpara kokoshkat në ujë për të shmangur bërthamat e forta.

10 këshilla të zgjuara që do jua bëjnë jetën

Kur të bëni gati kokoshkat në shtëpi, mund të shmangni bërthamat e pabëra nëse i vendosni më parë në ujë. Edhe pse është më mirë t’i lini bërthamat në ujë gjatë natës, mjafton dhe t'i lini për 10-15 minuta.

9. Përdorni kuba akulli për të hekurosur rrobat tuaja.

10 këshilla të zgjuara që do jua bëjnë jetën

Nëse hekuri juaj është prishur, mos u shqetësoni sepse kjo nuk përbën problem. Mund të vendosni disa kuba akulli në tharësen elektronike të rrobave dhe ta ktheni në nivelin maksimal të nxehtësisë. Akulli do të kthehet në avull dhe do të zbusë të gjitha rrudhat.

10. Përdorni një lugë të nxehtë për kruarjen nga pickimi i mushkonjave.

10 këshilla të zgjuara që do jua bëjnë jetën

Kur një mushkonjë ju pickon, ajo transferon pështymën e saj nën lëkurën tuaj dhe kjo shkakton kruarje. Nxehtësia mund ta shkatërrojë proteinën e pështymës. Vendosni një lugë në ujë të nxehtë për një minutë, pastaj vendoseni në vendin e pickimit./dritare.net