10 faktet që nuk i dinit për filmin “Emily in Paris”!
Dritare.net
“Emily in Paris” u prezantua për herë të parë në “Netflix” në 2 tetor të këtij viti. Komedia romantike e krijuar dhe shfaqur për ironi të fatit në një kohë kur bota është në mes të një pandemie, ju bën menjëherë të mendoni të rezervoni biletën drejt Francës.
Por, për sa kohë që fluturimet janë ende në pikëpyetje për shumicën e destinacioneve, “Netflix”, ju fton ta ndiqnin filmin nga dhoma juaj e ndenjes. Ky serial me siguri do të marrë disa orë të mira nga koha juaj, ndaj bëni gati gotën e verës. Darren Star, producenti i “Sex and dhe City” dhe Younger”, duket se ka krijuar një komedi argëtuese, me stil dhe pjesërisht të “zhytur” në realitet. Lily Collins në rolin kryesor të Emily Cooper, përfaqëson një karakter simpatik, pavarësisht të metave të saj.
Gjithçka nis kur shefja, e cila punon në “Gilbert Group”, një firmë e madhe marketingu në Çikago. Ajo do të niste një punë të re në Paris. Ndërsa nis të gërmojë në parfume asaj i vjen për të vjellë dhe kjo do të thotë vetëm një gjë,”shtatzanë”.
Brenda pak minutash ajo konfirmon se është shtatzanë dhe vendin e saj e merr Emily e cila menjëherë shpërngulet në Paris për të nisur punën. Jeta e saj nis të marrë “aromë” franceze dhe kjo nuk është aspak e lehtë për të. I dashuri i saj është në Amerikë dhe ajo gjendet në një qytet krejtësisht të ri. Në katin e poshtëm jeton Gabriel (Lucas Bravo), një kuzhinier i pashëm me të cilin Emily nis të shoqërohet. Ajo nuk ka aspak përvojë në fushën e kozmetikës me të cilët duhet të punojë në fushatat e marketingut.
Për Emily-n bota nuk është utopike. Ajo nuk ka pse të dëgjojë shefat e saj për të qenë e mirë në punën që bën, nuk ka pse të flasë domosdoshmërisht frengjisht edhe pse të gjithë i thonë se duhet të mësojë gjuhën. Emily nuk duhet të shkojë në bare apo festa për të krijuar miqësi dhe për të joshur, miqtë dhe ata që e duan e gjejnë kudo dhe kurdo.
Emily nuk është kurioze për botën në të cilën jeton. Ajo ka hedhur poshtë të gjitha normat dhe logjikën sesi universi funskionon, por në fund gjithçka merr kuptim. I gjithë filmi që arrin jo më shumë se 10 episode është një arratisje në qytetin e romancës, Parisin. Mes personazhes, karaktereshes, situatash dhe skenash të parezistueshme , gjithçka ju mbetet është të merrni “biletën” drejt një udhëtimi në atë që po “çmend” adhuruesit e filmave.
Disa nga ne e kanë parë filmin, disa të tjerë mezi presin të ulen para ekranit për të ndjekur komedinë për të cilën aq shumë është folur. Ja cilat janë 10 faktet që do t’iu bëjnë ta doni (ose ta urreni) filmin.
1. Sheshi “de l'Estrapade” ku jeton Emily në Paris e ka marrë emrin nga një metodë torture, e njohur gjatë Rilindjes.
2. Lucas Bravo i cilin është shef kuzhine në film, dikur punonte vërtet si i tillë.
3. Filmi është xhiruar në Francë por francezët nuk janë adhurues të tij.
4. Një pjesë e mirë e kastit kanë jetuar bashkë gjatë xhirimeve.
5. Producenti Darren Star u frymëzua nga përvoja e tij në Paris, për filmin
6. Emily nuk mund të flasë frengjisht por Lily Collins po.
7. “Sex and dhe City” dhe “Emily in Paris” kanë të njëjtën stiliste, Patricia Field
8. Mindy është vërtet një këngëtare.
9. Gjatë filmit, Lily Collins jetoi 4 muaj në Paris, si vendase.
10. Nëse William Abadie, aktori që luan Antoine Lambert, ju duket i njohur, kjo mund të jetë sepse ai gjithashtu u shfaq në “Gossip Girl”./M.M-dritare.net