Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Do të shesësh libra në Maldive? Ka një vend bosh!

Do të shesësh libra në Maldive? Ka një vend bosh!

Nëse fjalët "zbathur", "libra" dhe "Maldive" ju krijojnë imazhin e një arratisje ëndërrimtare, ne mund të kemi gjetur punën e përsosur për ju.

Do të shesësh libra në Maldive? Ka një vend bosh!

Kompania në Mbretërinë e Bashkuar Ultimate Library krijoi për herë të parë një librari pop-up në Soneva Fushi, një strehë e ishullit luksoz në një nga ishujt më të mëdhenj në Maldive, në vitin 2018. Punonjësi i vetëm i dyqanit njihet si Librashitësi i Zbathur (ishulli ka një rregull ku nuk mund të vishni këpucë përveçse nëse ka ndonje eveniment të rëndësishëm). Dhe çdo vit, një person i ri zgjidhet për këtë pozicion.

Do të shesësh libra në Maldive? Ka një vend bosh!

Pozicioni i punës nuk paguan shumë. Sipas Timeout , paga është vetëm rreth 750 dollarë në muaj. Megjithatë, kostoja e jetesës në Maldive, veçanërisht kur nuk duhet të paguajë qiranë, ndaj kjo e bën të mundur për një person që të jetojë me atë shumë

Kjo është dhe pjesa më spektakolare. Puna përfshin akomodimin. Librashitësi i Zbathur mund të jetojë në një vilë luksoze nga resorti, që do të kushtonte rreth 36,500 dollarë nata për t'u marrë me qira.

Do të shesësh libra në Maldive? Ka një vend bosh!
Kandidati i duhur duhet të ketë një pasion për letërsinë, do të jetë në gjendje të angazhojë mysafirë të të gjitha moshave dhe të ketë në shkrim, mësimdhënie dhe menaxhimin e mediave sociale.

Ata jo vetëm që do të jenë përgjegjës për funksionimin e përditshëm të librarisë, por gjithashtu do të organizojnë ngjarje dhe evenimente, si mësime të shkrimit krijues dhe mësimdhënie, për mysafirët e Sonevës. Përveç kësaj, ata do të menaxhojnë faqen e mediave sociale të Librashitësit të Zbathur, do të shkruajnë postime mujore në blog dhe gazeta dhe do të veprojnë si ndërlidhës për ekipet e marketingut Ultimate Library dhe Soneva.

Do të shesësh libra në Maldive? Ka një vend bosh!

Aplikanti i zgjedhur do të fluturojë në Maldive në fillim të tetorit për një qëndrim 12-mujor. Nëse mendoni se jeni personi për këtë punë, mos u vononi. Ata kanë vendosur të ndalojnë pranimin e aplikimeve në vetëm pak ditë.

Do të shesësh libra në Maldive? Ka një vend bosh!

“Ka mbetur ende kohë për të aplikuar në rolin tonë të Librashitës Barefoot në Soneva Fushi. Për shkak të aplikimeve të shumta të kandidatëve nga e gjithë bota, ne kemi vendosur të mbyllim aplikimet më 8 gusht 2022. Nëse po mendoni të aplikoni, bëjeni tani!”,” shkroi Ultimate Library në postim.

Për të aplikuar, shkoni te barefootbookseller.com/apply dhe ndiqni udhëzimet e dhëna./M.K/dritare.net