
Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta edhe gjatë ditës së nesërme.
Sipas parashikimit, nuk priten reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, ndërsa moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare në disa zona.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37°C në zonat e ulëta, 34°C në bregdet dhe 33°C në zonat malore, ndërsa era do të jetë e lehtë deri mesatare. Kushtet e motit favorizojnë rrezik të lartë për zjarre në disa qarqe të vendit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, të kufizojnë ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje për t'u mbrojtur nga temperaturat e larta./L.F-dritare.net