Na ndiqni edhe në

Kronikë

Zbërthehet dosja! Çyrbja mesazh të kërkuarit nga drejtësia: Më thanë çunat është rrethu zona!

Zbërthehet dosja! Çyrbja mesazh të kërkuarit nga

Dosja e ish-deputetit Jurgis Çyrbja po vazhdon të hetohet nga drejtësia, ndërsa janë zbërthyer disa komunikime të tij në Sky ECC me persona të shpallur në kërkim. Në dosje zbulohet se ish-deputeti i jep informacion sekret të kërkuarit Kreshnik Budllas gjatë periudhës 30.11.2020- 10.02.2021.

Pjesë nga dosja:

Në datën 02.12.2020 Çyrbja informon bashkëbiseduesin që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga punonjësit e Shërbimit Informativ.

“Vetëm shih SHIK-un mos ka njeri vërdall”.

Në datë 29.12.2020, Kreshnik Budila i thotë”…Si thu vlla, vjen dot. Po ça të bojm pun s’kemi. Kërkim jemi… Po më thonë çunat është rrethu zona. Pyte pak, ka nai gjo se un lëviza nga zona. Jam peralt Ki ai me gur. Ke parasysh, Ki kasteli”.

“Po e di, një mim”, ia kthen Çyrbja.

Në datën 29.12.2020 Kreshnik Budlla, ka kërkuar nga i hetuari që të pyeste lidhjet e tij me punonjësit e policisë: “Ik takoje pak, shif si esht puna. Nse po sillen ne zon. Jan civil, katër pesë makin, X5 dhe dy tre makina”.

“Ça ngjyre është x 5 gri? Se Durrsi nuk është”.

“Kan mor vllain e vogël vlla. Tani, Se di pse. Pyt pak ca kan. Këtu jam. E kan len atë burazer kërkonin mu””, thotë Kreshniku.

“Vlla jam blloku gjithë llogarit e mia”, thotë më pas Kreshniku./M.K-dritare.net