Na ndiqni edhe në

Kronikë

Zbardhen detajet, si u vra Martin Bardhi dhe u plagosën 3 të tjerë!

Zbardhen detajet, si u vra Martin Bardhi dhe u plagosën 3 të

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me krimin e ndodhur në Rrëshen, ku shtetasi Martin Bardhi u qëllua për vdekje dhe u plagosën tre të tjerë.

Drejtori i policisë së Lezhës, Alfred Elezi ka zbuluar se të plagosurit ndodheshin në një tavolinë me viktimën ndërsa janë dërguar me urgjencë në spital.

Sakaq shtoi se autorët e krimit kanë qenë të maskuar ndërsa dyshohet se shkak për krimin të jetë bërë përplasja mes fisesh.

“Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri Martin Bardhi dhe janë plagosur 3 të tjerë që kanë qenë në tavolinë me të. Autorët e ngjarjes janë dy persona të maskuar me fuoristradë të cilët pas ngjarjes kanë djegur makinën. Shkuam menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti, territori po kontrollohet në mënyrë intensive. Ne po bëjmë veprimet e para, dihet konflikti që kanë pasur mes fisesh po punojmë për zbardhjen e ngjarjes.

Të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve, ata ishin në tavolinë me viktimën”, u shprej drejtori i policisë./M.K-dritare.net