Na ndiqni edhe në

Kronikë

Vritet nga burri në Firence, 35-vjeçarja shqiptare!

Vritet nga burri në Firence, 35-vjeçarja shqiptare!

Një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës në Itali teksa po kthehej në banesë.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Klodiana Vefa dhe ngjarja ka ndodhur në rrugën via Galvani, pak pas orës 20:00 të mbrëmjes. Mësohet se në kërkim është shpallur bashkëshorti i saj pasi dyshohet si autor i ngjarjes. Bëhet me dije se viktima dhe bashkëshorti i saj nuk jetonin bashkë prej kohësh, si dhe nuk ishin ndarë ligjërisht.

Sipas detajeve të para, dyshohet se shkak mbi ngjarjen mund të jetë bërë konflikti mbi xhelozinë dhe kjo mund të ketë shkaktuar mosmarrëveshje. Klodiana Vefa punonte si kameriere në një piceri teksa u vra pak metra larg shtëpisë ku jetonte me fëmijët e saj.

Policia në vendngjarje ka gjetur dy gëzhoja ndërsa armën jo, pasi autori është larguar me shpejtësi me automjet./M.K-dritare.net