

Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Laç.
Një 53-vjeçar me emrin Bujar Lika është vrarë me armë zjarri, në një hotel, në aksin rrugor që lidh Lezhën me Mamurrasin, nga një person i paidentifikuar.
Gjithashtu mësohet se kanë mbetur i plagosur dhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital.
Një nga të plagosurit është identifikuar si Paulin Gjergji, ndërsa tjetro është 21 vjeç me iniciale K.L.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarjes. /E.B-dritare.net

















