Na ndiqni edhe në

Kronikë

Vritet 33-vjeçari në Shkodër

Vritet 33-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Hot i Ri në Shkodër. 33-vjeçari Valter Fierza ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë në këtë fshat.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./K.C/dritare.net