
Vrau gruan shtatzënë, zbardhet letra e Sokol Halilit pas aktit!
Dritare.net
Hamide Magashi u vra me armë zjarri mbrëmjen e 30 Nëntorit në Prishtinë të Kosovës nga ish-burri i saj, Sokol Halili. Ky i fundit i dha fund jetës disa orë pasi kreu aktin.
Çifti ishte ndarë dhe kishte konflikt prej disa muajsh. Dy ditë pas vrasjes së 35-vjeçares, Sokol Halili vrau veten në shtëpinë e tij, ku ishte rrethuar nga policia që kërkonte ta arrestonte.
Por para se të vritej, ai kishte lënë një letër të gjatë për familjarët e tij ku shpjegonte të gjithë historinë e konfliktit të tij me ish-gruan Hamide Magashi.
Në letër përmendet edhe momenti i vrasjes, ku ndër të tjera ai thotë se i ishte ulur në gjunjë Hamidesë dhe i kishte kërkuar që të ktheheshin bashkë. Por sipas letrës së tij, 35-vjeçarja nuk kishte pranuar dhe ai e kishte qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend.
“I jam afruar dhe i kam folur dhe e kam lutur me fjalët më të mira për mos ta lënë fëmijën jetim dhe e kam lutur me fjalët më të mira t’u bërë mirë dhe i jam lutur, i jam përkulur dhe i kam rënë në gjunjë dhe aty për aty më tha ‘ktij fëmije i jep gji nana jote po fëmijës unë duhet m’i jap gji’. Të kam thënë, s’ke dashur ta marrësh vesh edhe tani edhe një seancë e ke të gjyqit edhe fëmija më takon mua edhe ti bën cfarë të duash se unë të kom thënë për punë të fëmijës pik për pik këto fjalë të fundit.
Ndoshta nuk mundem t’i tregoj fiks, po përafërsisht rreth ksaj temës e rreth këtij muhabeti të fëmijës kanë qenë fjalët dhe, unë i kam kallxu se nuk nuk mund ta le ashtu fëmijën tim e në moment e kam nxjerr alltin dhe i kam shkrep dy herë në gjoks. Kur ka rënë në tokë, i kam shkrep edhe një herë në kokë.
Kam pas qef t’ja shikoja ceremoninë e varrimit dhe kam pas qef ta shikoja a po flitet ndoku fjala e vërtetë dhe të gjitha mediat dhe televizori dhe gjithë njerëzimi, familja e saj dhe të tjerët që kan folur me fjalë të njerëzve të familjes saj. Në asnjë moment nuk është folur e vërteta”, thuhet ndër të tjera në letrën e gjatë që ka lënë pas Sokol Halili./M.K – dritare.net

















