
Një tjetër vrasje ndodhi sot në Peqin. Gjatë një debati, një 40 vjeçar qëlloi për vdekje një 45-vjeçar. Konflikti e kishte zanafillën që para 5 vjetësh. Sipas dëshmive mësohet se viktima i kishte gërvishtur makinën autorit. Në deklaratën e këtij të fundit pas ngjarjes së rëndë ndodhur mëngjesin e sotëm, thuhej se: "U zumë kot, para 5 vitesh më ka qëlluar me grusht".
Ngjarja!
Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.
Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë./L.F-dritare.net

















