
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Në vendngjarje u gjetën 18 gëzhoja, policia shoqëron 15 persona
E Enjte 22 Prill 2021, 09:09
Dritare.net
Të mërkurën e 21 prillit u vra në Elbasan Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, mes tyre dhe një efektive. Për këtë ngjarje u shoqëruan në polici 15 persona dhe u arrestua autori, Arbër Papleka një ish-efektiv policie dhe pjesë e Strukturës së PD-së për Mbrojtjen e Votës në Elbasan.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 18 gëzhoja plumbash dhe dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga dy pistoleta të ndryshme./K.C/dritare.net

















