
Vrasja e Egli Progës në Pogradec! Ja detajet e fundit pas ekspertizës!
E Premte 6 Shtator 2024, 10:10
Dritare.net

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me vdekjen e 42-vjeçarit, Egli Proga i cili u dhunua barbarisht në një lokal në Pogradec, më 10 gusht.
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor ku bën me dije se si pasojë e dhunës me mjet të fortë, 42-vjeçari ka pësuar lëndime në ballë, hundë, vesh, faqe. Hemoragjia që ka pësuar në cipën e trurit dhe indin trunor, ka qenë tragjike për viktimën, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
“Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L” , thuhet në akt-ekspertim.
Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin dhe nisi hetimet për moskallëzim krimi ndaj: Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari./M.K-dritare.net

















