Na ndiqni edhe në

Kronikë

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit/ Eksperti i sigurisë: Ja pistat ku duhet të hetohet!

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit/ Eksperti i sigurisë: Ja pistat ku

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV foli për vrasjen e Klaudio Prendit, i cili është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq nga drejtësia pasi nisi vettingu. Eksperti i sigurisë tha se policia duhet të hetojë pistën e hakmarrjes, për shkak të detyrës së të atit, por edhe aktivitetin dhe figurën e vetë viktimës.


“Një nga pistat që duhet hetuar për vrasjen e Prendit është edhe hakmarrja për shkak të funksioneve që ka pasur babai i tij, ish-gjyqtar i cili ka dënuar disa personazhe të njohura nga bota e krimeve. Por meqenëse babai i tij është larguar nga sistemi i drejtësisë në 2020-ën për shkak të sistemit, mund të ishte ekzekutim i drejtpërdrejtë i vetë personit, pse do ishte te djali? Pra duhet parë edhe vete figura e personit, aktiviteti i tij. Kur kërkon të dhëna për emrin rezulton vetëm një moment. Në një zonë elektorale ai ka qëlluar me armë, por kjo goditje u cilësua në atë kohë si një goditje për shkak të politikës sepse i ati ka qenë kandidat për kryetar bashkie. Në këtë moment ai është shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Fakti që ka pasur armë edhe e ka përdorur, duhet të hetohet kronologjia nëse ka të dhëna që mund të çojnë në një pistë që mund të tregojë ndonjë aktivitet të tij.”, tha eksperti i sigurisë në DritareTV./K.C/dritare.net