Video/ Në kërkim nga SPAK, 46-vjeçari kapet gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit!
E Hënë 25 Gusht 2025, 09:09
Dritare.net

Një 46-vjeçar u arrestua në malin e Tomorrit. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi D. B., banues në Durrës, ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.
Në videon e policisë, shihet momenti kur forcat Operacionale ndalojnë 46-vjeçarin që mesa duket ndodhej atje për pelegrinazh.
View this post on Instagram