Na ndiqni edhe në

Kronikë

Video/ I dha kanabis të miturit, e filmoi dhe e postoi në TikTok, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë! 

Video/ I dha kanabis të miturit, e filmoi dhe e postoi në TikTok,


Një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi i dha një të mituri lëndë narkotike kanabis. Ai e filmoi këtë gjest dhe më pas e postoi në Tiktok. Menjëherë pas publikimit të videos, në rrjetin social Tik Tok, në të cilën shfaqej ky shtetas nga Lezha duke i dhënë për të pirë një të mituri, cigare me lëndë të dyshuar narkotike, nisën verifikimet për identifikimin e autorit që shfaqej në video.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i shtetasit G. A.( K.), 31 vjeç, banues në Patok, Kurbin. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 31-vjeçarin, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”./K.C/dritare.net