Na ndiqni edhe në

Kronikë

Vetëvaret në ahurin e bagëtive nëna e 3 fëmijëve

Vetëvaret në ahurin e bagëtive nëna e 3 fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, në Skrevan të Urës-Vajgurore. Një 51-vjeçare, Bukuroshe Sinjari nënë e 3 fëmijëve ka varur veten në pemën e ahurit të bagëtive, pak çaste pasi kishte ushqyer kafshët e shtëpisë. Ajo u gjet nga bashkëshorti i saj, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Familjarët e dërguan në Spitalin e Beratit, por fatkeqësisht 51-vjeçarja kishte ndërruar jetë. Dyshohet se ka qenë depresioni që e ka çuar gruan të vetëvaret, pasi vuanin nga kushte të renduara ekonomike./K.C/dritare.net