Na ndiqni edhe në

Kronikë

Vdes në spital një nga të plagosurit e atentatit në Kurbin

Vdes në spital një nga të plagosurit e atentatit në Kurbin

Një atentat ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kurbin. Një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj disa personave, duke vrarë njërin dhe plagosur dy të tjerë.

Nga atentati fillimisht mbeti i vrarë Bujar Lika. Ndërkohë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në spital dhe njëri prej të plagosurve, Paulin Gjergji, 53-vjeç./K.C/dritare.net