
Vdekja e Enea Themollarit! Fqinjët: Mjerë ai që e pëson, motrat Nikolli ikën në Turqi!
Dritare.net

Enea Thomarja u nda nga jeta këtë të premte pas 3 muajsh në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e dëmtimit që mori nga shpërthimi në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli.
I riu ndodhej në korridor kur shpërtheu lënda plasëse dhe shembja e derës e hodhi në dysheme duke i shkaktuar dëmtime në kokë e trup. Ende dhe sot motivet se pse u vendos lënda plasëse nuk janë zbuluar por Xhovana Nikolli akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin, si autor. Dumani njihet si rivali i partnerit të saj, Amarildo Nikolli.
Pas lajmit të hidhur kanë reaguar edhe fqinjët të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjarët, duke e kujtuar të riun që humbi jetën padrejtësisht.
“Shumë e dhimbshme. Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekjen. Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. S’e gjetën autorin, ato dy femrat ku ikën? Ato ikën në Turqi, nuk jetojnë më këtu”, tha një nga fqinjët.
“S’e besonim që do ndodhte kjo gjë. Çun babaxhan nga të gjitha anët. Ai e mbante shtëpinë, njëri pa fjalë. Të jesh në shtëpinë tënde të ndodhi kjo katastrofë. S’ka më keq. Autori nuk është kapur akoma, ja shteti jonë”, tha fqinji.
“Mjerë ai që e pëson, nga i keqi e pëson i miri. Keq na vjen shumë, djalë i ri. Mjerë nëna dhe baba”, u shpreh një tjetër.
“Na prek shumë si ngjarje, çfarë të thuash. M’u mpi trupi”, thotë një nga fqinjët./M.K-dritare.net

















