U plagos nga eksplozivi që i vendosën motrave Nikolli! Ndërron jetë pas 3 muajsh i riu!
Dritare.net
Enea Thomaraj, i riu i cili mbeti i plagosur disa muaj më parë si pasojë e një shpërthimi me eksploziv në Elbasan ka ndërruar jetë këtë të premte (4 tetor 2024). 26-vjeçari ndodhej në korridor kur shpërtheu lënda plasëse dhe shembja e derës e hodhi në dysheme duke i shkaktuar dëmtime në kokë e trup. Prej 14 korrikut i riu ndodhej në spitalin e Traumës.
Kujtojmë se tritoli ishte vendosur në derën e banesës së dy motrave, Alda dhe Xhovana Nikollit të cilat jetonin me qira në zonë. Babai i tij në momentin kur ndodhi ngjarje, me lot në sy u shpreh se i biri mbeti i plagosur në këtë atentat, edhe pse nuk kishte lidhje me objektivin e këtij sulmi të rëndë. Pas kësaj ngjarje, Xhovana Nikolli akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin, si autorin e vendosjes së tritolit. Dumani njihet si rivali i partnerit të saj, Amarildo Nikolli.
Dosja po hetohet nga SPAK, së bashku me dosjen e Nuredin Dumanit pasi motrat Nikolli akuzuan të penduarin e drejtësisë, me të cilin njëra prej tyre, Alda, kishte nisur një romancë./M.K-dritare.net