U sulmuan me breshëri plumbash, shoku i Fatjon Dervishit zbardh detaje nga ngjarja!
Dritare.net
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e të riut Fatjon Dervishit në mesnatë në Sukth, pasi persona të paidentifikuar qëlluan me armë drejt tij.
Mësohet se 28-vjeçari i cili mbeti viktimë në këtë ngjarje është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal. Bëhet me dije se gjatë momentit kur ka ndodhur ngjarja, viktima ka qenë duke drejtuar mjetin, ku në të ndodhej dhe një shok i tij.
Raportohet se viktima është qëlluar me armë automatike, ku 2 plumba e kanë përshkuar në trup duke i dëmtuar organet vitale.
Sakaq shoku që ndodhej në automjet nuk ka pasur lëndime, ku në deklaratën e tij, ai ka pohuar se së bashku kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë sulmuar. Ende nuk dihet kush janë autorët e ngjarjes, ndërsa janë shoqëruar në komisariat rreth 10 persona për të bërë të mundur zbardhjen e krimit./M.K-dritare.net