
U plagos me armë në Athinë, identifikohet shqiptari! I riu pjesë e bandave kriminale
E Hënë 28 Gusht 2023, 11:11
Dritare.net

Është identifikuar i riu shqiptar i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në mesnatë në Athinë.
Mësohet se i plagosuri 32-vjeçar është Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona.
Sipas mediave greke, shqiptari ka qenë i arrestuar si anëtar i një organizate kriminale droge dhe ka qenë me masë sigurimi “detyrim paraqitje”.
Kujtojmë se e plagosur në këtë ngjarje ka mbetur edhe 20-vjeçare greke, e cila për policinë ka deklaruar se ka marrë një plumb në kofshë teksa po ecte ndërsa vetë nuk e njeh të riun shqiptar.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes./M.K-dritare.net

















