U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 6-vjeçari
Dritare.net
I mituri që u aksidentua mbrëmë në lagjen nr.1 të Kavajës, ndërroi jetë ditën e sotme në spital.
Fëmija tentoi të kalojë rrugën ndërsa po luante, por është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 25-vjeçar.
Për shkak të plagëve të marra nga përplasja, 6-vjeçari humbi jetën në spital. Ndërkohë në pranga është vënë 25-vjeçari që po levizte me shpejtësi në momentin kur 6-vjeçari tentoi të kalojë rrugën.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti tip “Volksëagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia./K.C/dritare.net