
Trafikonin drogë me velierë, dalin pamjet e arrestimit dhe emrat e grupit kriminal!
Dritare.net

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e megaoperacionit antidroge “Flakë në det” ku u arrestuan 6 persona, mes tyre edhe një ish-punonjës policie.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë; Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë dhe Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Bëhet me dije se personat që ndodheshin në bord sapo janë njoftuar se ishin rrethuar nga policia i kanë vendosur zjarrin mjetit dhe kanë tentuar të largohen, ku i është sekuestruar rreth 45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë. Po ashtu edhe lënda narkotike, mjeti lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in;
Njoftimi i policisë:
Pamje nga megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Flakë në det”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit, me mbështetje nga Guardia di Finanza, Interforca italiane në Shqipëri dhe Frontex.
Ky operacion goditi një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike me mjete lundruese.
6 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari kriminale u vunë në pranga.
23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa u sekuestruan nga Policia, bashkë me 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 automjet, shuma parash, 1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in, si dhe 4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike./M.K-dritare.net

















