Na ndiqni edhe në

Kronikë

SPAK mori kodin e Vis Martinajt në “SKY”. A do zbulohet lista e policëve, zyrtarëve dhe gazetarëve që kishte në bordoro?

SPAK mori kodin e Vis Martinajt në “SKY”. A do zbulohet lista e

Një familjar i Ervis Martinajt, një prej emrave më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri, ka dorëzuar në SPAK kodin që “bosi i lojërave të fatit” përdorte për t’u identifikuar në aplikacionin “SKY”.

Ky është një zhvillim i madh pasi mund të ndihmojë prokurorët të zbulojnë se cilat nga mijëra mesazhe, janë të Ervis Martinajt dhe me kë ka komunikuar.

Në aplikacionin SKY, përdoruesit nuk regjistroheshin me emrin e tyre, as me numër telefoni, por vetëm me një kod unik duke fshehur kështu identitetin e tyre të vërtetë.

Lidhur me këtë, eksperti i kriminalistikës thotë se zbardhja e komunikimeve të Martinajt në “SKY” mund të nxjerrë në dritë “listë-pagesat” e tij me policinë dhe politikanët.

Aplikacioni Sky ECC është mbyllur në Mars 2021. Zhdukja e Vis Martinit ka ndodhur në Gusht 2022. Mendoj se çdo kod sekret i dhënë nga familjarët, ka pas gjasë të zbulojë fatin e tij. Ato kode nëse do të hetohen me seriozitet, do të zbulojnë listë-pagesën e tij me policë dhe politikanë”, shkruan Karamuço.

Martinaj, i zhdukur prej një viti tashmë, dyshohet si i përfshirë në disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale në vend. Ai kishte një pasuri tepër të madhe të vendosur kryesisht nga makinat e lojërave të fatit dhe bastet sportive, dhe shpesh herë është përfolur, apo edhe konfrontuar me biznesmenë të fuqishëm dhe politikanë të rëndësishëm në vend./K.C/dritare.net