Na ndiqni edhe në

Kronikë

Shpërthim i fuqishëm në një kantier në ndërtim!

Shpërthim i fuqishëm në një kantier në ndërtim!

Një shpërthim ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Tiranë, gjatë mesnatës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Reshit Çollaku, rreth orës 01:15, por fatmirësisht nuk ka të lënduar apo dëme materiale.

“Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./M.K-dritare.net