
Gjatë një konflikti, babai 69-vjeçar ka goditur me thikë djalin, i cili ndodhet në spital në Lushnjë. 39-vjeçari ka marrë dëmtime fizike dhe në pjesën e fytyrë, si pasojë po merr ndihmë mjekësore nga bluzat e bardha. Në spital ka shkuar edhe i ati me dëmtime në fytyrë.
Njoftimi i Policisë: "Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre. Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia./K.C/dritare.net

















