
Sherr me thika në kryeqytet. Plagoset një 46-vjeçar!
E Premte 16 Gusht 2024, 22:10
Dritare.net

Një sherr me thika ka ndodhur në Tiranë, rreth orës 21:00.
Sipas policisë si pasojë e ngjarjes është plagosur 46-vjeçari me iniciale D.Xh.
"Më datë 16.08.2024, rreth orës 21:00, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve", njofton policia./ M.K-dritare.net

















