
Seanca për koncesionin e sterilizimit, GJKKO tërhiqet për të dhënë masat e sigurisë!
E Premte 18 Gusht 2023, 12:12
Dritare.net

Ka përfunduar seanca gjyqësore në GJKKO për të arrestuarit lidhur me koncesionin e sterilizimit, mes tyre edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Mësohet se GJKKO është tërhequr për të marrë vendim ndërsa avokatët e 7 zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe biznesmenit kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie.
Kujtojmë se SPAK lëshoi ditën e djeshme 8 masa në lidhje me koncesionin e sterelizimit ku në pranga ra ish-zv.ministri Rjepaj dhe biznesmeni Rrapaj, ndërsa ish-zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë u lanë në “arrest shtëpie” dhe 4 “detyrim paraqitje”./M.K-dritare.net

















