 
		                       Punonte në fermën e kanabisit, arrestohet shqiptari në Britani!
		                        	E Shtunë  19 Gusht 2023, 14:02
		                            
		   	    			Dritare.net
 
Një shqiptar është arrestuar në Angli, pasi punonte si kopshtar në ‘shtëpi bari’.
Mësohet se 35-vjeçari i identifikuar si Artur Koka është kapur në një “shtëpi bari”, në zonën e Thurlby-t ku gjatë kontrollit të policisë në zonë janë gjetur rreth 175 bimë kanabisi.
Sipas mediave të huaja, Koka aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pritet që Gjykata të caktojë masën e sigurisë./M.K-dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       