Na ndiqni edhe në

Kronikë

Punëtori bie nga skela dhe humb jetën, arrestohen inxhinieri dhe administratori i firmës

Punëtori bie nga skela dhe humb jetën, arrestohen inxhinieri dhe

Një ditë më parë, një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela, në mungesë të kushteve të punës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “3 dëshmorët” ndërsa policia njofton arrestimin e 2 personave për këtë ngjarje të rëndë.

“Arrestohet në flagrancë inxhinieri i një firme ndërtimi dhe procedohet penalisht administratori i firmës nënkontraktore, pasi shkelën rregullat e mbrojtjes në punë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, i shtetasit R. P., inxhinieri i firmës ndërtuese (personi përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në punë), pasi ditën e djeshme, në rrugën “3 Dëshmorët”, në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi A. K., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E. K., administratori i firmës nënkontraktore.”, njofton policia e Tiranës sot./K.C/dritare.net