Prezantohej si i dërguar nga ‘të fortë’ dhe kërcënonte qytetarët për t’i dhënë para, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë
Dritare.net
Policia ka arrestuar një 34-vjeçar për kanosje e gjobvënie në Tiranë. 34-vjeçari prezantohej si lidhje e personave me precedent të theksuar kriminal dhe shtrëngonte në anë të kanosjes për dhënien e pasurisë shtetas të ndryshëm. Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore disajavore, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Pindesing”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mark Nikolli, 34 vjeç, banues me qira në Tiranë.
Ky shtetas, në kohë dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur për dhënie pasurie shtetas të ndryshëm, konkretisht: 1. Më datë 01.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin V.K.;
2. Më datë 16.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin J.B./Dritare.net