Policia: Si u plagos efektivi i Shqiponjave në Tiranë!
Dritare.net
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të xhamisë Xhura në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar drejt një patrulle të Forcave “Shqiponja”, nga një person i cili po ndiqej nga efektivët, pas informacioneve se ai po qarkullonte me armë zjarri.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë, Edlir Alleshi, i cili është në sallën e operacionit.
"Tiranë/Informacion paraprak
Në lagjen "Kinostudio", në rrugën "Hysen Xhura", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.
Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave "Shqiponja", dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave "Shqiponja", Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.", njofton policia./K.C/dritare.net