Na ndiqni edhe në

Kronikë

Policia e Durrësit gjen të vdekur në timon 22-vjeçarin, çfarë dyshohet

Policia e Durrësit gjen të vdekur në timon 22-vjeçarin,

Një 22-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në anë të saj, mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, policia ka shkuar dhe e ka gjetur shoferin e vdekur në timon. Dyshohet se i riu ka pësuar atak kardiak teksa po drejtonte makinën. Hetimet kanë nisur tashmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./K.C/dritare.net