
Po udhëtonte me motor, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin në Rrogozhinë
E Diel 5 Korrik 2020, 15:03
Dritare.net
Një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka ndodhur ditën e sotme në aksin Rrogozhinë-Peqin. 50-vjeçari, i cili po udhëtonte me motor, është përplasur për vdekje nga një makinë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po heton deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./KC/dritare.net

















