
Po lidhnin internetin, dy punonjës i zë korrenti, njëri vdes në vend
E Shtunë 9 Maj 2020, 12:12
Dritare.net
Dy punonjës të një kompanie interneti i ka zënë korrenti, ndërsa po shtronin kabullin në Krujë. Mësohet se njëri prej punonjësve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri është transportuar për në spital.
Por rrugës teksa po shkonin në spital, furgoni me të cilin po dërgoheshin në spital dy personat ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë./K.C/dritare.net

















