
Po gërmonin për ujë në pus, humbin jetën tre anëtarët e një familje në Berat
E Enjte 7 Maj 2020, 10:10
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot fshatin Dushnik në Berat, ku tre anëtarët e një familje, kanë humbur jetën ndërsa po kërkonin ujë në një pus të vjetër.
Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, ku Kamber Hoxha 77 vjeç, në oborrin e shtëpisë po gërmonte pusin e vjetër për të nxjerrë ujë.
Ai u blloku brenda dhe thirri nipërit ta ndihmonin.
Në ndihmë i ka shkuar Gentjan Kaloshi 45 vjeç, i cili e kishte dajë të moshuarin. Pas Gentijanit ka hyrë dhe Neim Hoxha, 46-vjeç.
Ata kanë mbetur të bllokuar dhe për shkak të asfiksimit kanë humbur ndjenjat. 77-vjeçari dhe 45-vjeçari janë gjetur pa shenja jete, ndërsa 46-vjeçari ka humbur jetën rrugës pë në spital./E.B-dritare.net

















