Na ndiqni edhe në

Kronikë

Plas sherri në Tiranë, plagosen dy persona

Plas sherri në Tiranë, plagosen dy persona

Në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri. Dyshohet se ngjarja ndodhi gjatë një konflikti të çastit. U plagosën shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimeve nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit./K.C/dritare.net