Plagosja me armë zjarri në Qafë-Kashar, zbardhet ngjarja, shpallen në kërkim tre të rinj
E Hënë 20 Shtator 2021, 18:06
Dritare.net
Policia ka shpallur në kërkim 3 të rinj për plagosjen me armë zjarrin në Qafë-Kashar më datë 17.09.2021, rreth orës 00:05, në Qafë Kashar. Bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit: L. L., 23 vjeç, B. A., 27 vjeç dhe A. C., 26 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i armës së zjarrit./Dritare.net