Na ndiqni edhe në

Kronikë

Plagosi 2 të rinj, arrestohet 19-vjeçari, në Durrës

Plagosi 2 të rinj, arrestohet 19-vjeçari, në Durrës

Policia ka arrestuar 2 persona, njëri prej të cilëve 19-vjeçar, akuzohet për plagosjen e dy të rinjve në Durrës. Ndërsa një 26-vjeçar është arrestuar sepse theu masën e arrestit në shtëpi dhe urdhrin e karantinës.

Ja njoftimi i policisë!

“Plagosi me thikë 2 shtetas, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Kundërshtoi punonjësit e Policisë, theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe urdhrin për t’u vetëkarantinuar, arrestohet 26-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”/K.C/dritare.net