
Plagoset rëndë 50-vjeçari në Shkodër, arrestohet autori
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku është plagosur me armë zjarri, një 50-vjeçar.
Mësohet se, i plagosuri, Gëzim Bici ka marrë plumba në qafë dhe dorë dhe ndodhet në reanimacion në gjendje kritike për jetën.
"Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50-vjeçarit. Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.",- njofton policia./K.C/dritare.net

















