Na ndiqni edhe në

Kronikë

Plagoset me thikë në supermarket, këngëtari shkodran

Plagoset me thikë në supermarket, këngëtari shkodran

Këngëtari shkodran, Ademir Fresku është plagosur me thikë, pranë teatrit të qytetit në një supermarket. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se Fresku është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Njoftimi i policisë:

"Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.

Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.", thuhet në njoftim./K.C/dritare.net